Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë. Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi prej 188.922 banorë[2] (1 janar 2020). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e Bashkisë së Vlorës dhe Qarkut të Vlorës. Është qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912. Themeluar në shekullin e VI p.e.s. me emrin Aulona dhe vazhdimisht i banuar për rreth 26 shekuj, Vlora është shtëpi për Portin e Vlorës dhe Universitetin e Vlorës si qyteti më i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor i Shqipërisë jugperëndimore.
== Historia == nje here nje Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.[nevojitet citimi]
Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.
Gjeografi arab Ibn Batuta e përmend në qindvjetin e Xtë si një ngulim të rëndësishëm. Gjatë dy luftërave të perandorit Aleksi I Komneni kundër Robert Guiskardit dhe Bohemondit, Vlora përmendet shpesh, ndërsa pas një përkatësie thuajse shtatëqindvjeçare bizantine, pushtohet nga normanët që e qeverisën vetëm katër vjet