Shëngjini është qytezë turistike në qarkun e Lezhës në Shqipërinë veri-perëndimore. Qyteti dallohet për portin e tij dhe për plazhin i gjërë. Shëngjini ndodhet rreth 7 km në perëndim të Lezhës dhe ka një popullsi prej 4,000 bano[1]rë.
Deri në reformën administrative të vitit 2015 ishte një bashki autonome, pas reformës u bashkua, së bashku me ish-komunat e Balldrenit të Ri, Blinisht, Dajç, Kallmet, Kolsh, Shënkoll, Ungrej dhe Zejmen për të përbërë komunën e Lezhës.