Plazhe mahnitëse në disa raste tejkalojnë madje edhe ato tropikale, çmime të lira, vend ideal për të kaluar pushimet verore, e kush është i zënë me punë në këtë kohë, vend i ideal për të kaluar vikendin e radhës. Jala njëra prej pikave turistike më të mira në Shqipëri edhe më tutje vazhdon të jetë destinacione i turisteve nga Kosova që përjetojnë momente dhe kënaqësi të pa përshkruar, duke nisur nga transporti me autobus luksoz të “Sharr Travel”, akomodimi në “Social Camping”, si dhe ushqimi i shijshëm i cili me dashuri u ofrohet pushueseve nga “Albanian Chef Academy”. Jala është destinacioni në zhvillim të hovshëm, e ku mrekullia që ofron është vështirë të përshkruhet edhe më fjalë. Dikur ishte një vend jo shumë i njohur për turistët nga Kosova, por që në të vërtetë fsheh plazhe që ngjasojnë me ato të Karaibeve dhe me një mikpritje që të lë mbresa.
Kompania “Sharr Travel” e cila prej më shumë se dy dekada vazhdon të jetë lider dhe ambasador i vetëm i turizmit shqiptar gjatë javës që lamë pas mundësoi transportin, akomodimin dhe shoqërimin e tyre në shumë resorte turistike në bregdetin shqiptar, duke e nisur nga Shëngjini, Durrësi, Vlora, Saranda, e ku qëllimi i vetëm është promovim i tyre, pikërisht në kohën kur ato po përballen më vështirësi të shumta si pasojë e pandemisë COVID-19.
Pronar i kësaj kompania Ruzhdi Kurtishaj gjithmonë emocionohet kur flet për Shqipërinë dhe turizmin në këtë shtet. Për ta zhvilluar atë ai ka sakrifikuar, shpenzuar dhe është munduar prej më shumë se 20 vite e për të cilët zyrtaret e lartë të shtetit shqiptar i janë mirënjohës për jetë e mote.
“Me vlerësim maksimal për punën dhe kontributin e dhënë. Ju çmojmë si ‘dallëndyshja e parë’ mes shkurtimin e largësive mes Sarandës dhe Prishtinës. Prej vitesh me radhe puna juaj është më impakt të veçante në promovimin e aseteve turistike të këtij rajoni të jugut shqiptar, mirënjohjen time dhe çdo biznesi turistik në këtë trevë , për sa keni bërë e vijoni ta bëni, me organizimet dhe udhëtimet e juaja turistike drejt nesh, përfshirë edhe turin e posaçëm të gazetareve kosovarë për promovimin e sezonit atipik të vitit 20202” kjo është përmbajtja e certifikatës e cila iu është ndarë presidentit të kompanisë “Sharr Travel” Ruzhdi Kurtishaj nga kryetar i komunës së Sarandës Adrian Gurma.
Para se ta merrte këtë Kurtishaj për punën dhe angazhimin e tij është vlerësuar lartë edhe nga kryetari komunës së Vlorës Dritan Leli, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, por edhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit shqiptar.
Plazhi i Jalës ose Plazhi i Jalit është një plazh i cili ndodhet në Gjirin e Jalit, pak minuta nga fshati Vuno, një nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. Një parajsë natyrore e që për qytetaret nga Kosova e ka ‘zbuluar’ “BLUE Travel”, e vizatuar si nga dora e njeriut, paraqet karakteristika shumë të dobishme për shëndetin. Nëse keni vizituar Dhërmiun, Himarën apo plazhe të tjera të bregdetin Jonian mos humbi mundësinë për të parë qoftë edhe për pak orë këtë plazh.
Plazhi i Jalës është një nga plazhet më të bukur te të gjithë bregdetit jonian, i strukur thellë, mes kodrinave me ullinj e me shtëpitë e bukura të Vunoit mbi kokë, gjelbërimit të përhershëm të shkurreve, i rrethuar me shkëmbinj të lartë, që krijojnë gjire të vegjël e të mahnitshëm, tepër joshës për të rinjtë dhe adhuruesit e vetmisë dyshe.
Ngjyrat e papërsëritshme të ujit, që thyejnë kontraste smeraldi, bluje të thellë, portokallije të ndezur në perëndim, janë një spektakël i vërtetë, para të cilit edhe vetullngrysuri më i pandjeshëm do të dorëzohej.
Comment (0)